Francë: Bombardimet mbi spitalin në Alepo, krim lufte

  • 01 October 2016 - 17:01
Francë: Bombardimet mbi spitalin në Alepo, krim lufte

Parisi zyrtar ka dënuar ashpër bombardimet mbi ndërtesat e shëndetësisë dhe personelit në një spital në Alepo, duke e cilësuar sulmin një krim lufte.

“Keqbërësit do të mbahen përgjegjës”, ka thënë përmes një deklarate për media ministri i jashtëm francez, Jean-Mark Ayrault, raporton “Reuters”.

“Franca është duke u mobilizuar në Këshillin e Sigurimit që të ndalet kjo tragjedi e papranueshme”, thekson ai. 

(Kosova Sot)