Del video e aksidentit tragjik në Korçë që i mori jetën 16-vjeçarit në trotuar(Foto)

  • 01 October 2016 - 17:15
Del video e aksidentit tragjik në Korçë që i mori jetën 16-vjeçarit në trotuar(Foto)

Një 16-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik në Korçë.

Qani Hasankolli ishte duke ecur në trotuar në lagjen numër 4 të qytetit, kur është përplasur për vdekje nga një makinë e cila doli jashtë rruge e përfundoi në trotuar.

Automjeti tip “BMW” me targa AA 653 IV, ka hyrë mbi trotuar duke sjellë edhe përplasjen fatale për të riun.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, 25-vjeçarin, Muharrem Myftaga. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit në drejtimin e automjetit.

(Kosova Sot)