Së pari veshkën ia jep nëna, e më pas edhe vajza

  • 01 October 2016 - 19:30
Së pari veshkën ia jep nëna, e më pas edhe vajza

Një baba falënderues është duke e marrë veten në një spital, pasi që vajza e tij ia dhuroi një veshkë, 24 vjet pasi që këtë e kishte bërë edhe nëna e tij,transmeton gazeta Kosova Sot.
Veshka të cilën Mark Bradley-t ia kishte dhënë e ëma Evelyn në vitin 1992, filloi të dështonte vitin e kaluar, gjë që bëri që ai të ndihej keq dhe të kishte dhembje koke. 54-vjeçari nga Lankashajri u vendos në listën e pritësve për veshkë dhe familjarët u testuan, për të parë se kush do të mund të ishte donator i mundshëm i veshkës.

77- vjeçarja ende është e fortë

Analizat treguan se vajza e tij Georgia, 31-vjeçare, ishte e përshtatshme gjenetikisht që të ishte donatore për të atin. Babai deklaroi se ndihet me fat, meqë dy herë gjeti donatorin e përkryer për veshkë. Ai thotë se nuk mund t'i falënderojë sa duhet nënën dhe vajzën. Nëna e tij, Evelyn, ka 77 vjet dhe ende është e fortë. Operacioni tani u bë në një spital në Mançester, ku vajza iu nënshtrua një operacioni tre orësh, për heqjen e veshkës. Më pas, ajo veshkë iu transplantua të atit të saj, Bradley, duke bërë që ai tani të ketë katër veshka në organizëm.

Një operacion tepër i komplikuar

Mjekët vendosën që të mos ia hiqnin veshkat e vjetra, meqë bëhet fjalë për një operacion tepër të komplikuar dhe ai bëhet vetëm nëse veshkat janë tepër të dëmtuara, ose të sëmura. Falë përparimeve në mjekësi, vajza nuk u pre aq shumë, sikur gjyshja e saj, kështu që nuk do të ketë shenja të mëpasme. Vajza thotë se ndihet shumë mirë kur sheh përmirësimin e babait të vet, të shkaktuar nga veshka e saj. 

(Kosova Sot)