Sherr në PS, drejtori i spitalit paralajmëron largimin e një deputeti(Foto)

  • 01 October 2016 - 20:14
Sherr në PS, drejtori i spitalit paralajmëron largimin e një deputeti(Foto)

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu i është përgjigjur akuzave që mori nga deputeti socialist i Kavajës Parid Cara, për korrupsion dhe papërgjegjshmëri në spitalin e qytetit. Cara e quajtur pijanec dhe ordiner, dhe kujtoi se i ka shkruar dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për rastin e Daiut, por se ende nuk ka marr përgjigje.

Përparim Daiu bën një deklaratë të fortë kur thotë se Parid Cara është duke e sulmuar në këtë moment pasi është duke përgatitur largimin nga Partia Socialiste dhe bashkimin me një tjetër forcë politike.

“Ti z.Cara më ke propozuar personalisht mua në disa institucione, sot u kujtove ti që je bo gati me ndërruar parti?”, shkruan Daiu në rrjetin social Facebook.

Drejtori i Spitalit i kthehet mjaft ashpër deputetit socialist, një sh-miku siç ai thotë, dhe i kujton kohën kur hanin në një tryezë, por që sot siç thekson Daiu, Cara “ e pështyu ushqimin”.

“Jam një njeri i nderuar kam dhënë kontributin tim në komunitet dhe familjarisht jam biri Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Qytetar Nderi në Kavajë për kontributet e tij. Ti biri kujt je që flet për korrupsion thuaj babait tënd të kthej lekët njerëzve që i ka marr për punësim dhe legalizim, nëse do të jap emra. Në fund të fjalës sime do doja të të thoja ty kalama deputet, që jam gati të përballem që tani me çdo kontroll të mundshëm nga ministria, prokuroria etj. Si një ish mik, të sugjeroj të vish ta bësh politikën këtu ku të votuam, jo nga Facebooku se nuk zgjidhen hallet e qytetareve me statuset e tua dhe postimet e luksit nëpër stadiumet e Europës. Foto me poshtë nga kohët kur deputeti hante ne një pjatë me ne, ndërsa sot e pështyu ushqimin”, shkruan ai.

(Kosova Sot)