Detaje nga vrasja në Elbasan, emri i viktimës - Gjendet 2 gëzhoja pistolete

  • 01 October 2016 - 22:11
Detaje nga vrasja në Elbasan, emri i viktimës - Gjendet 2 gëzhoja pistolete

Erion Mihallari, 37-vjeçar është personi që mbeti i vrarë këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit.

Ai u qëllua disa herë me thikë në trup, nga disa persona ende të paidentifikuar. 37-vjecari ndërroi jetën rrugës për në spital pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. 

Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit në qytetin bregdetar, aty ku Mihallari sapo ka zbritur nga makina e tij.

Ai është rrethuar nga disa persona që dyshohet se i kishin bërë pritë 37-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve, ata e kanë qëlluar sapo ai ka zbritur nga makina.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. 

Pavarësisht se 37-vjecari ka ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditjet me thikë, në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë gjetur edhe 2 gëzhoja pistolete. 

(Kosova Sot)