Shpend Ahmeti: Nuk ka ditë qe nuk të kujtoj baba

  • 15 October 2016 - 13:21
Shpend Ahmeti: Nuk ka ditë qe nuk të kujtoj baba

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet llogarisë se tij në Facebook e ka kujtuar babin e tij, aktorin Ali Ahmeti, i cili ka ndërruar jetë pesë vitë më parë. 

I pari i Prishtinës, ka thënë se nuk ka ditë që nuk e kujton prindin e tij.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot bëhen pesë vite nga ndarja nga jeta e prindit tim Ali Ahmeti. Nuk ka ditë që nuk e kujtoj e që nuk e përmend dikush tjetër. Dashuria dhe lumturia që na dha tërë jetën neve si familje na mbush edhe sot.

Para pesë viteve në mbledhjen lamtumirëse në Teatrin Kombëtar, nana dhe vëllau më luten që unë ta mbaj fjalimin në emër të familjes. Mjaft vështirë por Ala fuqinë e ka pas që në momentet më të vështira të ka shti me qesh.

Edhe sot, më e madhe se malli e mërzia është buzëqeshja e kujtimi për ty. Vazhdo me buzëqesh...

(Kosova Sot)