Deputeti i PD-së justifikon kafen me Ramën: Erdhi në tavolinë i paftuar

  • 20 October 2016 - 20:24
Deputeti i PD-së justifikon kafen me Ramën: Erdhi në tavolinë i paftuar

Deputetit i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u fotografua në ambientet e Kuvendit duke pirë kafe në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe disa kolegëve të tjerë.

Për këtë, në fjalën e tij në kuvend ka shpjeguar kafen me kryeministrin Rama.

Ai tha se edhe pse nuk ishte i ftuar, është diskutuar për situatën e drogës dhe konkretisht për ngjarjen në Paskuqan, ku sipas PD nxënës të shkollës u helmuan nga djegia e kanabisit.

“Kryeministri u mundua ta justifikonte sot ngjarjen e Paskuqanit  që paska dalë akti i ekspertizës se nuk ishin nën helmin e drogës. E vazhduam debatin këtu me kryeministrin, por edhe në kafen e parlamentit që erdhi dhe u ul aty megjithëse nuk ishte I ftuar nga unë. E vazhduam debatin dhe I thashë që në Paskuqan është djegur drogë. Unë kam qenë ai që kam dhënë lajmin këtu në këtë sallë parlamenti.”, tha Dogjani.

(Kosova Sot)