I dënuar me burg të përjetshëm, Alket Rizai shokon gjykatësin: Për 1 vit e gjysmë lirohem!

  • 20 October 2016 - 22:23
I dënuar me burg të përjetshëm, Alket Rizai shokon gjykatësin: Për 1 vit e gjysmë lirohem!

Në seancën ku u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg,  Alket Rizai ka habitur gjyqtarin grek.

“Nuk jam as djall e as shenjtor. Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë dhe të mos lëndojnë dhe unë s’lëndova njeri. Më dënoni sa të doni, pak rëndësi ka, unë për një vit e gjysmë dal nga burgu”, është shprehur Rizai.

Mediat greke konfirmojnë se Alket Rizait i mbetet një vit e gjashtë muaj për të vuajtur në burgjet greke për ngjarjen e 17 marsit të vitit 2013, ku u mbajtën peng 5 zyrtarë të burgut në Greqi, në një tentativë arratisjeje.

Por mbi Alket Rizain rëndon dënimi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një biznesmeni. Sipas ligjeve në fuqi të shtetit, burgimi i përjetshëm reduktohet deri në lirim, pas 20 vitesh të kryera në burg.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Lamia, ku ai u transferua nën masa të rrepta sigurie nga ky burg.

Rizai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, akuzohen se më 17 mars të vitit 2013 mbajtën peng 5 zyrtarë të burgut në Greqi, me qëllim që të arratiseshin nga qelia. Për këtë veprim, ata pranuan fajin në Gjykatë dhe kërkuan falje në seancën e sotme, ndërsa më herët ishte provuar se granatat dhe eksplozivët që kërcënonin 3 vite më parë, ishin false.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Lamia, ku ai u transferua nën masa të rrepta sigurie nga ky burg.

(Kosova Sot)