E dhimbshme: Shkoi për t’i blerë nënës lule dhe e shkeli treni

  • 20 October 2016 - 23:25
E dhimbshme: Shkoi për t’i blerë nënës lule dhe e shkeli treni

Një fotografi e vogëlushit Ethan Jimmy Seccull është duke qarkulluar nëpër botë që disa ditë.

Vogëlushi i këndshëm shihet duke buzëqeshur para Kullës së Ajfelit, në malet e Austrisë dhe në një kamp në Malin Everest.

Kur Jimmy ishte 3 vjeç u godit nga një tren duke kaluar hekurudhën që ndodhej prapa shtëpisë së tij në Viktoria, Australi.

Doktorët provuan t’ia shpëtonin jetën atij, por ata nuk mundën të bënin asgjë.

Prindërit e tij, Jon dhe Michelle, vendosën që t’i dhurojnë donacion organet e tij, dhe Michelle tha për Daily Mail Australia se themeluan një Fondacion me emrin e tij për të rritur ndërgjegjësimin për dhurimin e organeve.

Fotografitë që shfaqin djalin e tyre duke buzëqeshur nëpër botë dëshmojnë se sa larg ka shkuar mesazhi i tyre.

Duke folur për rastin e vdekjes së tij, nëna e tij tha: “Ai më mori mua një lule dhe tha “Të dua mami” dhe pak momente më vonë u godit nga treni”.

(Kosova Sot)