Konflikti në Siri, Shqipëria dërgon ushtarë e anije patrullimi në detin Egje

  • 20 October 2016 - 23:46
Konflikti në Siri, Shqipëria dërgon ushtarë e anije patrullimi në detin Egje

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka vendosur dërgimin e 21 ushtarakëve dhe një anije e klasit “Iliria” për të patrulluar në Detin Egje.

Mësohet sesi pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të nisen për një patrullim 1 vjeçar në Siri, ku anija do të vendoset në Detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.

Periudha e rotacionit për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetës çdo dy muaj.

Ministria e Mbrojtjes personelin pjesëmarrës në këtë operacion ka vendosur ti  shpërblejë me një dietë ditore prej 12 mijë lekësh plus pagesën mujore.

Ministria merr përsipër sigurimin e jetës, ushqim, akomodim, shërbime lundrimi deri te aktivitetet social-kulturore me rastin e festave.

Në këtë mision do të jenë edhe ushtarë grek dhe italianë.

(Kosova Sot)