E rëndë kjo ngjarje, babai shqiptar shtyp aksidentalisht vajzën

  • 21 October 2016 - 12:20
E rëndë kjo ngjarje, babai shqiptar shtyp aksidentalisht vajzën

Atij do t’i ngelet peng për gjithë jetën… Bëhet fjalë për një baba shqiptar, që aksidentalisht ka shtypur me makinë, vajzën e tij të vogël, vetëm 18 muajshe.

Tragjedia ka ndodhur në Romë, në krahinën e Catania, ku vajza e vogël Emanuela Xhafkollari ka vdekur në mënyrë të tmerrshme.

I ati ishte duke parkuar makinën, kur sipas mediave italiane e ka zënë poshtë. Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, vajza nuk ka mbijetuar pasi rrota e makinës i kishte zënë kokën.

(Kosova Sot)