ISIS-i pranon humbjen por zgjedh Europën si arenë të re lufte

  • 21 October 2016 - 14:51
ISIS-i pranon humbjen por zgjedh Europën si arenë të re lufte

Udhëheqësit e lartë të ISIS-it kanë qenë të detyruar të pranojnë se do të humbasin kalifatin e tyre në Siri dhe Irak. Tani ata po hedhin sytë nga Perëndim si rruga e vetme e mbetur, deklarojne luftëtarët e ISIS-it që po e braktisin grupin islamik gjatë përballes me sulmet në Mosul.

Vrasjet e disa prej komandantëve më të mirë, ndarjet dhe frika e tradhtisë kanë bërë që ISISI- i të humbasë territor në mënyrë të qëndrueshme, sipas dy myslimanëve belge të cilët kanë dezertuar në Turqi, raporton syri.net. Në të njëjtën kohë, shkatërrimi i municioneve ka bërë që grupi të jetë gjithnjë e më shumë në varësi të bombave vetëvrasëse në përpjekje për të frenuar dhe ofensivat kundër tij.

“Por, kur amerikanët dhe rusët filluan sulmet e tyre ajrore këto makina janë duke u hedhur në erë para syve të armikut por tani, numri i njerëzve vullnetare të jenë kamikazë ka rënë”, thotë Rachid, 27 vjec, i cili punonte si mekanik në Belgjikë para udhëtimit për tu bëre terrorist në Siri, raporton “The Indepedent”.

“Por ata mund ti përgatisin njerëzit të bëhen kamikazë në Evropë dhe ata mund të shkaktojnë më shumë dëme. Pra, liderët e Daesh janë duke përcaktuar vendin e ri ku do të bëhet lufta..Pra, lufta është duke lëvizur në Evropë “. thotë ai.

(Kosova Sot)