Berisha: Dështimi në politikat e jashtme është pasqyra e dështimit të Qeverisë

  • 21 October 2016 - 15:47
Berisha: Dështimi në politikat e  jashtme është pasqyra e dështimit të Qeverisë

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Ali Berisha thotë se vazhdimi i dështimit të politikës së jashtme të Kosovës edhe në këtë mandat është pasqyra më e mirë e dështimit të Qeverisë edhe në planin e politikës së brendshme, sepse nga këto zhvillime fitohet edhe pasqyra e jashtme e dukjes së shtetit të Kosovës. Dështimet e brendshme minojnë politikën e jashtme Sipas Berishës, në aspektin e politikës së jashtme kemi të njëjtin dështim, sikurse në të gjitha lëmenjtë e tjerë të zhvillimit të vendit, në të cilët Qeveria e Kosovës ka stagnime të mëdha.

"Kjo do të thotë se derisa të gjitha dikasteret në përgjegjësitë e tyre të qeverisjes së vendit kanë stagnim, sidomos në proceset zhvillimore, ato janë indikacionet kryesore që ndikojnë edhe në politikën e jashtme. Varësisht nga të arriturat e shtetit në planin e brendshëm zhvillimor të Kosovës fitohen edhe avantazhet në planin diplomatik ndërkombëtar", theksoi ai. "

Kosova në këtë periudhë kohore të këtij koalicioni po stagnon shumë në politikën e brendshme, por që, për fat të keq, po reflekton fuqishëm në aspektin negativ edhe në politikën e jashtme me çka po shihet që edhe procesi i njohjeve është në stagnim e sipër, për të mos thënë krejtësisht i bllokuar, edhe pse po ka shumë vizita dhe takime, në aspektin e zhvillimit të politikës së jashtme nuk ka aspak avancime të duhura", tha Ali Berisha për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)