E kuptoi që ka kancer, pasi e shikoi filmin

  • 21 October 2016 - 19:32
E kuptoi që ka kancer, pasi e shikoi filmin

Vajza e re është tronditur kur është detyruar të heqë dorë nga mësimet përkohësisht dhe të përqendrohet në luftimin e sëmundjes.

Një adoleshente është diagnostikuar me kancer, pasi ka shikuar filmin "The Fault in Our Stars",raporton Gazeta Kosova Sot

Sofie Lynott, 17-vjeçare, nga Londra veriore, i kishte vërejtur gungat në stomakun e saj, që i shkaktonin shtrëngime të tmerrshme, megjithatë kishte menduar që nuk ishin të rrezikshme. Pasi kishte shkuar në Danimarkë për ta parë familjen, gjyshja e kishte dërguar në kinema për ta shikuar filmin, i cili flet për dy të rinj të prekur nga kanceri, që bien në dashuri me njëri-tjetrin. Pasi e kishte shikuar filmin ajo ua kishte treguar shenjat që ajo kishte familjarëve të vet, të cilët menjëherë e kishin dërguar në spital. Skanimet kishin zbuluar që ajo ishte prekur nga tumori desmoplastik - një formë e rrallë e kancerit që shkakton grumbullimin e masave në abdomen. 

Mjeku i kishte thënë që nuk ishte asgjë serioze Nëna e saj, Mette Aarup Jensen, 48-vjeçare, ka thënë: "Filmi ka ndikuar në të dhe ka bërë që ajo të mendoj përsëri për gungat që i ishin shfaqur. Meqë nëna ime është doktoreshë, ajo i pati treguar asaj. Nëna ime ishte shqetësuar dhe menjëherë e pati dërguar në spital Sofie-n. Ka qenë e tmerrshme kur e kam marrë lajmin. Ajo ka qenë e frikësuar gjithashtu, mirëpo jam shumë krenare për mënyrën se si është ballafaquar me gjithë këto gjëra. Ditën jam munduar të qëndroj e fuqishme për të, megjithatë natën kam qarë shumë. Duhet të besosh që do t'ia dalësh, pa marrë parasysh se çka është duke ndodhur". Sofie për herë të parë kishte filluar të përjetonte shtrëngime në stomak në fillim të vitit 2014. Nëna e saj e shqetësuar e kishte dërguar tek doktori, mirëpo ai i kishte thënë që nuk ishte asgjë serioze. Megjithatë, dhimbjet e saj kishin vazhduar. Në përpjekje për ta harruar këtë gjë, familja kishte shkuar për vizitë në Danimarkë, ku gjendet një pjesë tjetër e familjes. Disa ditë pasi që kishte shkuar në Danimarkë, Sofie dhe gjyshja e saj - doktoreshë - kishin shkuar për ta shikuar filmin "The Fault in Our Stars" në kinema. Filmi e kishte nxitur të mendonte edhe një herë për gungat në stomak dhe ajo kishte vendosur të fliste me familjarët. 

Dy vjet nëpër spitale Gjyshja e kishte dërguar me shpejtësi në spital ku një skanim kishte treguar që ajo kishte masa kanceroze, të cilat i ishin përhapur gjithandej nëpër trup. Familjes i ishte thënë që ajo duhej të fillonte me kimioterapi menjëherë dhe se nuk kishte kohë as të kthehej në Londër. Si rrjedhojë, ata kishin qëndruar në Danimarkë për tre muaj, derisa Sofie po u nënshtrohej tri raundeve të trajtimit të tmerrshëm. Sofie, e cila ka kaluar dy vjetët e fundit nëpër spitale dhe ka kaluar në 31 raunde të kimioterapisë në përpjekje për ta ndalur sëmundjen. Meqë po përgatitej për provime në shkollë, ajo është tronditur kur është detyruar të heqë dorë nga mësimet përkohësisht dhe të përqendrohet në luftimin e sëmundjes. "Do të ulem për të mësuar pasi të jem shëruar. Tani po mundohem ta mposht sëmundjen dhe të kaloj kohë cilësore me familjen", ka thënë ajo. 

(Kosova Sot)