Nëna duke shpëtuar fëmijën goditet nga një veturë në Fushë-Kosovë

  • 21 October 2016 - 19:55
Nëna duke shpëtuar fëmijën goditet nga një veturë në Fushë-Kosovë

Para pak çastesh, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës një veturë ka goditur një grua duke  lënë të shtrirë në mes të rrugës.

E lënduara ishte duke shpëtuar fëmijën e saj derisa po kalonte rrugën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin. “Po, rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të Fushë-Kosovës”, ka thënë shkurt ajo

(Kosova Sot)