Humb afro 100 kilogramë, pasi ka mposhtur varësinë nga çokollata

  • 21 October 2016 - 19:58
Humb afro 100 kilogramë, pasi ka mposhtur varësinë nga çokollata

Anita Garrett, 39-vjeçare, kishte mbërritur në peshën e 180 kilogramëve, falë shprehisë së saj -ngrënien e rreth 25 shufrave të çokollatës në ditë,raporton Gazeta Kosova Sot

Një grua me mbipeshë të madhe, që ka ngrënë më shumë se 9,000 çokollata në vit, ka humbur plot 95 kilogramë, pasi që e ka mposhtur varësinë në çokollatë. Anita Garrett, 39-vjeçare, kishte mbërritur në peshën e 180 kilogramëve, falë shprehisë së saj - ngrënien e rreth 25 shufrave të çokollatës në ditë. Megjithatë, pasi i është nënshtruar një operacioni për humbje të peshës dhe pasi që e ka ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, duke u ushqyer më shëndetshëm, ajo ka rënë për 20 numra të veshjes - nga numri 32 në numrin 12. Ajo fillimisht i ishte nënshtruar procedurës për vendosjen e bajpasit gastrik dhjetë vjet më parë dhe kishte humbur 70 kilogramë, megjithatë e kishte rikthyer peshën e humbur pasi që e kishte sjellë në jetë të birin e saj, Brody-n, i cili ishte lindur me një çrregullim që shkakton rritjen e tumoreve në tru. Pasi viteve të tëra, që e kishte për dorur çokollatën për ta ngushëlluar veten, ajo më në fund ka arritur ta kontrollojë veten dhe peshën e saj dhe u ka thënë lamtumirë ëmbëlsirave, një herë e përgjithmonë. 

E ka ndryshuar dietën dhe ushqehet shumë më shëndetshëm "Për sa më kujtohet vetja, gjithmonë i kam dashur çokollatat. Si fëmijë, familja ime më ulte në një skaj dhe më jepte çokollatë të madhe për ta ngrënë teksa shikoja televizion. Çokollata gjithmonë ka qenë 'mik imi', si kur kam qenë e lumtur, ashtu edhe kur kam qenë e mërzitur apo e zemëruar. Kur kam qenë tetëmbëdhjetëvjeçare e pata fituar punën time të parë dhe atëherë i haja të paktën tri çokollata të mëdha çdo ditë. Pikërisht në këtë periudhë kam shtuar shumë peshë. Pata mbërritur deri në 180 kilogramë dhe në atë kohë më kujtohet që haja deri në pesë çokollata të mëdha në ditë", ka thënë ajo. Ajo i ishte nënshtruar operacionit për humbje të peshës, megjithatë, gjithçka i ishte kthyer 'normalitetit' të saj pas lindjes së të birit të saj, Brody-t. Ai ishte lindur para kohe dhe si i tillë nuk ishte i zhvilluar plotësisht. E, e detyruar që të ballafaqohet me një situatë të tillë, ajo, përsëri, ngushëllimin kishte kërkuar tek çokollata. Si rrjedhojë ajo kishte shtuar përsëri në peshë. "Nuk më interesonte më. Thjesht, dëshiroja të isha pranë djalit tim, andaj haja gjithçka që më dilte para", ka shtuar ajo. Pasi i është nënshtruar operacionit për herë të dytë, ajo ka humbur kilogramët e tepërt dhe tani thotë që ndihet e lumtur, sidomos pasi e ka ndryshuar dietën dhe ushqehet shumë më shëndetshëm. 

(Kosova Sot)