Haradinaj: Rinia e gatshme të marrë përgjegjësi mbi proceset

  • 21 October 2016 - 20:17
Haradinaj: Rinia e gatshme të marrë përgjegjësi mbi proceset

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, në profilin e tij në facebook ka treguar për takimin me të rinjtë e Deçanit që kishte pasur. Ai ka shkruar se rinia është e tashmja dhe e gatshme për të marrë përgjegjësi mbi proceset.

Postimi i tij i plote në facebook

“Sonte kisha kënaqësinë të takoj të rinjtë e Qytetit të Deçani, ku bashkë me Kryetarin e nëndegës z.Sami Cacaj e kolegë të tjerë u bisedua për perspektiven e kësaj rinie të shkëlqyer.

Pjesëmarrja masive e të rinjve në takim, dëshmoj edhe njëherë që rinia është e tashmja dhe e gatshme për të marrë përgjegjësi mbi proceset, andaj edhe njëherë dua të falënderoj për përkrahjen e fuqishme e të rinjve deçanas ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Si përfundim ishte se e vetmja rrugë për të ecur përpara është bashkimi i forcave tona sikurse ishim bashkë ne kohë jo te lehta! DH”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot)