Për hartën e Serbisë pa Kosovën, delegacioni serb refuzon të shkojë në Rumani

  • 21 October 2016 - 20:59
Për hartën e Serbisë pa Kosovën, delegacioni serb refuzon të shkojë në Rumani

Një delegacion nga qyteti i Zrenjaninit të Serbisë ka refuzuar të udhëtojë drejt Temishvarit të Rumanisë pasi Serbia në këtë event është prezantuar në hartë pa Kosovën si pjesë të saj.

Reagimi serb ka ardhur pas ndërhyrjes së Ambasadës së Serbisë në Rumani -shtet ky që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Për këtë, ata kanë thënë se është njoftuar edhe Ministria e Jashtme e Serbisë ndërkohë që e gjithë kjo është cilësuar si njohje e Kosovës.

Pjesë e konferencës e cila mbahet nën patronatin e Komisionit Evropian, sektori për turizëm dhe transport, janë edhe përfaqësues nga Rumania, Hungaria dhe Kroacia.

Konferenca ka zhvilluar punimet sot ndërkohë që do të vazhdojë edhe nesër.

(Kosova Sot)