Ja çfarë shkruante Bush në letrën që i la Klintonit në Zyrën Ovale

  • 21 October 2016 - 21:04
Ja çfarë shkruante Bush në letrën që i la Klintonit në Zyrën Ovale

Një letër e shkruar nga presidenti republikan George Bush të cilën ia la pasardhësit të tij demokrat Bill Klinton pas humbjes në zgjedhjeve të vitit 1993 po bën xhiron e internet. Kjo letër është konsideruar nga mediat amerikane si shembulli i përballimit me dinjitet i humbjes.

Pas refuzimit që Donald Tramp i bëri pyetjes nëse do të pranonte rezultatin nëse do të humbite zgjedhjet, mediat amerikane kanë risjellë në vëmendje letrën që Bush i la Klintonit.

Letra u shndërrua në virale pas debatit të tretë presidencial, pas refuzimit të kandidatit republikan për tiu përgjigjur pyetjes nësë do të njihte rezultatin e zgjedhjeve. Në letrën e shkruar me dorë, Bush i uron suksese Clinon­it pasi humbi përballë tij në vitin 1992 në garën për një mandat të dytë.

“Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë” i shkruante Bush pasardhësit në zyrën Ovale në letrën që daton më 20 janar të vitit 1993 ku i jep edhe një këshillë.

“I dashur Bill!

Kur hyra në këtë zyrë për herë të fundit, ndjeva të njejtën ndjejë mrekullie dhe respekti si ajo që ndjeva 4 vjet më parë kur hyra për të parën herë.

E di që edhe ti ndjen të njejtën gjë.

Unë të uroj lumturi gjatë qëndrimit tënd këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva vetminë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç e kanë përshkruar disa prej paraardhësve tanë. Do të kesh kohë shumë të vështira, do të përballesh me kritika të ashpra që ndoshta ti mendoj se nuk janë të drejta. Unë nuk jam aq i mirë për të dhënë këshilla: Por mos lejo kurrë kritikët të të vënë poshtë apo të ndryshojnë kursin tënd!

Ti do të jesh presidenti i Amerikës dhe i Imi kur të lexosh këtë letër. Unë të uroj gjithë të mirat! I uroj gjithë të mirat edhe familjes tënde.

Suksesi yt tani është suksesi i të gjithë vendit tonë. Unë mbështetem tek ti.

Paç fat ! George!”

Në fakt, lënia e letrës në zyrë është një ritual në SHBA pasi këtë veprim e kanë bërë edhe Georde Ë. Bush për Obamën, gjithashtu dhe Ronald Reagan për Bushin e vjetër.

(Kosova Sot)

Image