Ky është personi që plagosi 19 vjeçarin në Prishtinë

  • 21 October 2016 - 21:34
Ky është personi që plagosi 19 vjeçarin në Prishtinë

Në orët e pasdites së sotme, një person i moshës 19 vjeçare njoftohet të jetë plagosur me armë zjarri tek rruga "Azem Gafurri”, në Prishtinë.

I dyshuari për gjuajte me armë është Egzon Abazi, 23 vjeçar. Ndërsa, rastin në fjalë e kanë konfirmuar edhe autoritet e sigurisë në vend.

“Kemi marrë informatë për të shtëna në armë zjarri ne një dyqan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se bëhet fjalë për një plagosje. Është plagosur një person mashkull i moshës 19 vjeç. I dyshuari është identifikuar dhe njësitet janë në kërkim të tij”, ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti për indeksonline.

(Kosova Sot)