Vota e shqiptarëve të Maqedonisë në shënjestër të katër koalicioneve

  • 21 October 2016 - 21:39
Vota e shqiptarëve të Maqedonisë në shënjestër të katër koalicioneve

Në prag të zgjedhjeve të ardhëshme, për votat e shqiptarëve do të luftojnë më së paku katër parti ose koalicione. Partitë më të vogla me parashenjë etnike nuk arritën me sukses ti mbyllin bisedimet, e kështu lanë potencialin e tyre të ndahet në dy grupe: Lëvizja për reforma – PDSH, RDK dhe UNITETI nga njëra anë, në tjetrën, BESA, e cila javën tjetër sigurtë do të prezentojë koalicion parazgjedhorë me PPD dhe me krahun tjetër të RDK-së.

Në periudhën parazgjedhore, rëndë se do vijë deri te ndonjë bashkim, thotë profesori Shpëtim Latifi.

”Shkak kryesorë është pasi ka shumë kandidatë për udhëheqës. Nnumri i madh i partive të vogla dhe ndarja e shtetit në gjashtë njësi zgjedhore do të sjellë në çuarje dëm të votës së shqiptarëve”, analizon Latifi.

Para disa ditësh, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni preznatuan koalicionin parazgjedhorë. Presin përforëcim nga organizatat qytetare dhe individë me autoritet. Me pritshmëri të ngjashme janë edhe nga blloku tjetër opozitarë.

Në ditët e ardhëshme, pritet të shtrëngojnë dorën Bilall Kasami, Abdylhadi Vejseli dhe Fadil Zendeli.

Jashta ndonjë koalicion votën e shqiptarëve do ta kërkonë edhe dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni, BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaçit.

(Kosova Sot)