Njëri nga të plagosurit në Pejë është nga Shqipëria

  • 21 October 2016 - 22:49
Njëri nga të plagosurit në Pejë është nga Shqipëria

Dy persona janë plagosur në parkun e qytetit te Pejës.

A.Gj është njëri nga të plagosurit, si dhe një qytetarë me nënshtetësi Shqiptare. Dyshohet së ata janë gjuajtur me armë të tipit AK-47.

(E plotësuar)

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri,  që ka ndodhur para pak çastesh në Pejë. Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit është shtetas i Shqipërisë. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.

“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj

Dr. Skender Dresha, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, konfirmon se një person i plagosur shtetas i Shqipërisë ka arrritur në spital. “Ai  po reanimohet dhe do të përcjellet për QKUK në Prishtinë. Presim edhe  ta sjellin edhe të lënduarin e dytë”, tha Dresha

(Kosova Sot)