Sulm i madh kibernetik, bllokohet "Twitter", "E-bay", "New York Times"

  • 21 October 2016 - 23:47
Sulm i madh kibernetik, bllokohet

Qindra faqe interneti në zonën e bregut lindor të SHBA-ve kanë rënë sot pre e një sulmi kibernetik të përmasave të mëdha.

Sulmi pirat ka goditur mes të tjerash faqet më në zë të web-it, si “Twitter”, “Financial Times”, “Spotify”, “Reddit”, “e-Bay” dhe “New York Times”. Mes faqeve të tjera të prekura nga ky sulm kanë qenë edhe ato të “Visa”, “Amazon”, “Netflix”, “CNN” dhe “Tumblr”.

Bllokimi ka zgjatur për rreth dy orë, ndërsa tashmë trafiku në internet ka rifilluar rregullisht. Kohët e fundit Uashingtoni ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmeve të tilla, që sipas SHBA-ve kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

(Kosova Sot)