Tornado në Vlorë? Era shkatërron lokalet buzë bregut (Video)

  • 22 October 2016 - 10:00
Tornado në Vlorë? Era shkatërron lokalet buzë bregut (Video)

Një stuhi e fortë ka përfshirë gjatë natës Zvërnecin në Vlorë, duke shkaktuar dëme materiale. Mëngjesi i sotëm e ka gjetur bregun thuajse të shkatërruar.

Lokalet dhe objektet afër bregut janë shkatërruar, çadrat kanë fluturuar tej dhe varkat në breg janë spostuar me të paktën 100 metër.

Dëshmitarë tregojnë për ‘Panorama’ se era ka qenë me një shpejtësi të paimagjinueshme dhe gjithçka ka ndodhur vetëm në pak sekonda.

Çfarë la pas ajo që mund ta quajmë edhe si tornado e tregon kjo video.

(Kosova Sot)