Evakuohet selia e ekipit të Hillary Clinton në Manhattan

  • 22 October 2016 - 10:08
Evakuohet selia e ekipit të Hillary Clinton në Manhattan

Selia e ekipit të fushatës zgjedhore të kandidates Demokratike për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clitnon është evaakuar mbrëmë pasi në një zarf është gjetur një  “substancë e bardhë”, e dyshimtë për ekipin e kandidates.

Materiet e dyshimta ishin zbuluar nga dy anëtarët e ekipit të dedikuar për fushatën zgjedhore të Clinton, që ndodhet në Manhattan, e më pas duke kaluar në selinë e ekipit në Brooklyn, ku u avaakuan 11 kat të ndërtesës nef jalë, ka thënë një zëdhënës i NYPD.

Një total prej katër personave, janë ekspozuar ndaj kësaj substance. Nuk ka viktima dhe askush nuk ka raportuar për ndonjë problem shëndetësorë, sipas një agjencie britanike. Policia është duke hetuar substancën e gjetur, dhe duke zbuluar detajet më të hollësishme në lidhje me hetimin e rastit.

(Kosova Sot)