Nesër merret vesh çfarë u tentua nga serbët në Mal të Zi

  • 22 October 2016 - 13:57
Nesër merret vesh çfarë u tentua nga serbët në Mal të Zi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë mediave, se nesër pret që të ketë informacione të sakta në lidhje me rastin e arrestimit Bratislavë Dikiq-it, bashkë me 19 personat e tjerë në Mal të Zi.

Grup ky që u arrestua vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, nën dyshimet se po planifikonte një sulm terrorist.

“Jemi duke bashkëpunuar me Malin e Zi dhe do ta informojmë publikun po sa të kemi informacionin e plotë për këtë rast. Të jeni të sigurt për këtë”, ka pohuar Vuçiq, njofton Tanjug.

“Gjithsesi, Serbia dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë dhe në këtë nuk ka asnjë dyshim”.

(Kosova Sot)