Nisma: Mirë që PDK e pranoi se kjo qeveri ka dështuar, zgjedhjet janë të pashmangshme

  • 22 October 2016 - 20:14
Nisma: Mirë që PDK e pranoi se kjo qeveri ka dështuar, zgjedhjet janë të pashmangshme

Deklaratave të sotme nga koalicioni PDK-LDK për zgjedhjet, më së shumti i janë gëzuar partitë opozitare të cilat tash e një kohë të gjatë kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bajram Hasani, përmes një statusi në Facebook ka thënë se PDK-ja e ka pranuar se ka dështuar për Asociacionin dhe Demarkacionin, por pret qëndrim të njëjtë nga LDK-ja.

Ky është postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

E kemi thënë edhe më herët që zgjedhjet janë të pashmangshme. PDK e paska pranuar se Asocacionin është gabim, se koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin, se vendi nuk ka zhvillim ekonomik. Besoj që është e pakuptimtë që të vazhdohet më tej. Ne presim qëndrim të njëjtë edhe nga LDK-ja. Ata nuk duhet të frikësohen nga qytetari. Na vjen mirë që më në fund edhe vet PDK e paska pranuar se duhet të bëhen ndryshime në qeverisje. Është koha e fundit që kjo qeveri të shkojë dhe qytetarët të vendosin për një alternativë më të mirë, që të zgjedhin një qeveri që do të mund të kryente punët e veta dhe të krijonte kushte për një jetë më të mirë për qytetarët.

(Kosova Sot)