Kreu u ISIS nuk kursen as komandantët e tij

  • 23 October 2016 - 10:43
Kreu u ISIS nuk kursen as komandantët e tij

Kreu i grupit terrorist ISIS Abu Bakr Bagdadi për shkak të disfatave të fundit të ISIS në Mosul, ka dhënë urdhër të ekzekutohen 59 komandantë ushtarakë të ISIS.

Mësohet se këta komandantë kanë kërkuar bisedime për tu tërhequr nga qyteti Mosul dhe kjo kërkesë e ka irrituar Al Bagdadin i cili ka urdhëruar ekzekutimin e tyre. Nga ana tjetër mësohet se forcat irakiane kanë çliruar sot qytezën Al Hamdanie në juglindje të Mosulit dhe kanë dëbuar terroristët e ISIS nga ky rajon.

 Gjeneral Samer Ismail, komandant i forcave speciale të ushtrisë irakiane, bëri të ditur se këto forca kanë çliruar sot disa fshatra në jug të Mosulit dhe kanë vrarë dhjetëra terroristë të ISIS.

Nga ana tjetër, kanali televiziv Al Alam raportoi se policia e Irakut ka shpëtuar 125 familje të fshatit Ejnul Bejze në jugperëndim të Mosulit, që ishin të rrethuara nga terroirstët e ISIS. 

(Kosova Sot)