Ivanov bën thirrje për bashkëpunim midis qytetarëve

  • 23 October 2016 - 11:16
Ivanov bën thirrje për bashkëpunim midis qytetarëve

Me rastin e ditës së 23 Tetorit – Dita e luftës Revolucionare, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar letër urimi për qytetarë e Maqedonisë, duke bërë thirrje për kulturë, dialog dhe bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot, më 23 tetor e festojmë ditën, ku në vitin e largët 1893, gjashtë maqedonas krijuan organizatën e parë maqedonase, e cila siguroi udhëzime bazë për shtet të lirë, të pavarur dhe sovran. Misioni i tyre i bashkoi të gjithë pa dallim etnik, fetarë apo gjuhësor në luftën e përbashkët për liri dhe pavarësi”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit.

Ai gjithashtu në këtë letër bëri thirrje për bashkëjetesë, kulturë, dialog dhe bashkëpunim mes qytetarëve të Maqedonisë.

(Kosova Sot)