Parlamenti irakian miraton ligjin për ndalimin e alkoolit

  • 23 October 2016 - 13:06
Parlamenti irakian miraton ligjin për ndalimin e alkoolit

Parlamenti i Irakut ka miratuar ligjin që ndalon importin, prodhimin apo shitjen e pijeve alkoolike.

Projekt-ligji është miratuar në mbrëmjen e së shtunës, derisa vendos një gjobë deri në 25 milion dinarë irakianë (20 mijë euro) për të gjithë ata që shkelin këtë ligj.

Islami e ndalon konsumimin e alkoolit, por diçka e tillë ka qenë gjithmonë në dispozicion në qytetet më të mëdha të Irakut, kryesisht nga dyqanet e drejtuara nga të krishterët.

Këto dyqane janë aktualisht të mbyllura për shkak të muajit të shenjtë shiit të Muharremit.

(Kosova Sot)