Vazhdon bombardimi i rajoneve të ndryshme të Jemenit

  • 23 October 2016 - 13:20
Vazhdon bombardimi i rajoneve të ndryshme të Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë prishur armëpushimin e vendosur në Jemen dhe kanë bombarduar rajone të ndryshme të këtij vendi.

Kanali informativ Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud të dielën në mëngjes kanë shkelur armëpushimin dhe kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincës Sana dhe kanë bombarduar bazën e forcave ajrore Al-Dejlami të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar edhe disa rajone të qyteteve Al-Mekha dhe Huban në provincën Taiz në jug të Jemenit. Forcat saudite gjithashtu kanë sulmuar bazën e forcave detare në rajonin Al-Kuthajb në provincën Hadide në perëndim të Jemenit dhe qytetin Abas në provincën Haxhe në veriperëndim të këtij vendi.

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në reagim ndaj sulmeve saudite, kanë sulmuar me raketa pozicionet dhe qendrat e ushtrisë së regjimit Al Saud në provincën Khizan. Gjatë këtij sulmi janë vrarë dhe plagosur disa mercenarë sauditë dhe janë shkatërruar shumë pajisje luftarake të ushtrisë saudite.

Arabia Saudite ka shkelur armëpushimin në Jemen në kohën kur përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit po bënë përpjekje për vazhdimin e armëpushimin 72 orësh në Jemen.

(Kosova Sot)