Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq: Respektoj këshillat e kryetarit të Graçanicës, Valldeta Kostiq!

  • 23 October 2016 - 14:19
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq: Respektoj këshillat e kryetarit të Graçanicës, Valldeta Kostiq!

Kreu i Qeverisë së Serbisë, Serbisë Aleksandar Vuqiq në një intervistë dhënë për TV B92 duke u përgjigjur se këshillat e kujt i merr parasysh, ai ka theksuar se rëndësi të madhe u kushton edhe këshillave të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vlladeta Kostiq.

“Njerëzit për të cilët shoh që po dëshirojnë të ndihmojnë edhe shumë ekonomistë, juristë dhe dëgjoj këshillat nga Gjuriqini, analistë ekonomik e deri te Vlladeta Kostiq. I gjerë është rrethi i njerëzve mendimet e të cilëve i dëgjoni dhe të cilët dëshironi t’i dëgjoni, të kuptoni çka kanë dashur të thonë dhe t’i kuptoni porositë e tyre. Atëherë si unë mos të dëgjojë një Shreder ( ish- kancelare i Gjermanisë) apo Guzenbauerin apo Helmut Kolin”, ka pohuar kryeministri serb Aleksandar Vuqiq, ndër të tjera në këtë intervistë.

(Kosova Sot)