Shpërthen bombola e gazit në Durrës, digjen burrë e grua

  • 23 October 2016 - 14:39
Shpërthen bombola e gazit në Durrës, digjen burrë e grua

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Bombola e gazit ka shpërthyer në flakë, pasi ka pasur rrjedhje gazi e për pasojë kanë pësuar djegur burrë e grua.

Për pasojë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit M.GJ. 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia M.Gj. 58 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.

Ngjarja është konsideruar si aksidentale dhe materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(Kosova Sot)