Sulm terrorist në Turqi, 2 të vrarë, dhjetra të plagosur

  • 23 October 2016 - 14:48
Sulm terrorist në Turqi, 2 të vrarë, dhjetra të plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer sot afër një makine policie qe ishte në lëvizje, në lindje të provincës turke, Bingol, duke vrarë dy oficerë dhe plagosur 19 persona të tjerë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Bomba, e montuar në makinë nga militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), shpërtheu afër zyrës së guvernatorit të kësaj province.

Në mesin e të plagosurve janë edhe pesë oficerë.

(Kosova Sot)