Haiti, arratisen 174 të burgosur

  • 23 October 2016 - 15:35
Haiti, arratisen 174 të burgosur

Një aksion policor është duke u zhvilluar në ndjekje të 174 të burgosurve të cilët u arratisën nga një burg në Haiti.

Arratisja e tyre ndodhi pas një proteste gjatë së cilës një roje e burgut u vra.

Thyerja e burgut ndodhi në një ndërtesë në Arcahaie, raportoi zëdhënësi i policisë në Haiti, Garry Derosiers.

Bëhet e ditur që kryengritja ishte organizuar nga persona rëndë të armatosur, raporton CNN,

Sipas policisë, rojet e burgut u sulmuan në pjesën e burgut ku ishte planifikuar larja për të gjithë të burgosurit.

Në përleshje është vrarë një roje, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

(Kosova Sot)