Kush janë avokatët e privilegjuar ? (Video)

  • 23 October 2016 - 15:52
Kush janë avokatët e privilegjuar ? (Video)

Një numër i avokatëve në Rajonin e Prishtinës, vazhdojnë të angazhohen joproporcionalisht sipas detyrës zyrtare, duke përfituar shuma të majme në krahasim me kolegët e tyre që nuk angazhohen fare.

Në një hulumtim të emisionit “Betimi për Drejtësi”, rezulton se një grup i avokatëve në Prishtinë kan vazhduar të angazhohen sipas detyrës zyrtare në kundërshtim me rregullat e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Për angazhim pa kritere e përzgjedhje selektive një numër i avokatëve tashmë gjenden në procedura disiplinore në Odën e Avokatëve. Derisa, avokatët po disiplinohen, e njëjta nuk po ndodhë me gjykatësit dhe prokurorët.

Hulumtimi dëshmon se edhepse është vërtetuar se gjykatësit dhe prokurorit kanë vendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial rreth angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare, ata nuk janë ndjekur nga Zyra e Prokurorit Disiplinor. Për më tepër ndiqeni hulumtimin në linkun më poshtë.

(Kosova Sot)