Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen babë e bir

  • 23 October 2016 - 21:05
Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen babë e bir

Një aksident rrugor ndodhi gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Çiflig.

Një automjet me targa TR9221N që drejtohej nga S.T, rreth 30 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit së bashku me babain e tij, pasagjer në mjet H.T, rreth 70 vjeç, banues në Tiranë. Ata u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, – thuhet në një njoftim të policisë së Korçës.

(Kosova Sot)