Veterani i UÇK-së e mban familjen me dhitë e tij

  • 28 June 2015 - 08:06
Veterani i UÇK-së e mban familjen me dhitë e tij

Veterani që luftoi për lirinë, tani mezi siguron kafshatën e gojës për fëmijët e tij. Është ky Hysen Kadria, të cilin e takojmë në oborrin e tij te "Maja e Zezë" në Pejë. "Para lufte kam jetuar në shumë lagje të qytetit të Pejës, në shtëpi të marrë me qira, ngase nuk kisha shtëpi timen, punoja si punëtor në ndërtimtari dhe isha pjesë e ekipit që ndërtuam shumë shtëpi anekënd qytetit, por vetes këtë nuk munda t'ia siguroja", thotë Hysen Kadria, i cili deri në fund të luftës ishte pjesë e Brigadës 112 "Arben Haliti" në Drenicë. Ai është i gëzuar që tash i është pranuar statusi si veteran i luftës, derisa gjatë gjithë këtyre viteve nuk është ndihmuar fare nga shteti. Ndër të paktët që iu gjendën pranë kësaj familje në kushte të këqija është Bajram Sahatqiu, i cili pasluftës i fali truallin e ndihmoi me materiale ndërtimi që ta ngritë një shtëpi të vogël, ku është e vendosur tani familja katëranëtarëshe. "Falë Zotit dhe këtij njeriu që na u gjet pranë, unë sot kam çatinë time për fëmijët dhe bashkëshorten dhe tani e 15 vite jetoj këtu", thotë Hyseni. Sipas tij, jeta në bjeshkë është e vështirë, pasi shtëpinë më të afërt apo fqinjin e parë e ka dy kilometra larg. Nuk është e lehtë, sidomos në stinën e vjeshtës së vonë dhe dimrit, kur këtu pllakos heshtja, të cilën e thyen kohë pas kohe ulërima e ujqve. "Vitin që shkoi, aty sipër shtëpisë, në pyllin e afërm, m'i patën dëmtuar 60 krerë dhi dhe keca", thotë për "Kosova Sot" ky veteran i UÇK-së.  (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 
Image