Sot mblidhet kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë takimin e radhës.
Sipas njoftimit, përveç tjerash në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për faljen e borxheve publike.
Mbledhja do të fillojë sot në orën 11:00.
Ja edhe rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për Kamatvonesat në transaksionet tregtare,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës,
9. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehët),
11. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, (votim i fshehtë),
12. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
13. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (votim i fshehtë),
14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (votim i fshehtë),
15. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media,
16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
(Kosova Sot)