Korrupsioni, problemi i dytë në Kosovë

  • 24 October 2016 - 08:48
Korrupsioni, problemi i dytë në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit përkrahje përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë, do të lansojë botimin special të pulsit publik për korrupsionin.

Sipas njoftimit për media, një nga rezultatet që del nga anketa me qytetarë, tregon se korrupsioni radhitet si problem i dytë më madhor në Kosovë, menjëherë pas papunësisë.

Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga anketa me 1300 respondentë/qytetarë dhe 500 intervista me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës.

Lansimi i këtij botimi do të bëhet në një konferencë për media që do të mbahet sot në lokalet e UNDP-së, me fillim në ora 11:30.

(Kosova Sot)