Parashikimi i motit për pesë ditë

  • 24 October 2016 - 08:50
Parashikimi i motit për pesë ditë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat do të jenë të qëndrueshme deri diten e mërkurë.

Temperaturat e ajrit do të pësojn ngritje të lehta në dy vlerat ekstremale, nga 9-11 gradë Celsius, kurse masimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi deri 9m/s.

Nga pasditjs e së merkures deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartesi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do te shenojn edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi deri 11m/s.

(Kosova Sot)