Maltë: Personat në aeroplanin e rrëzuar nuk janë anëtarë të Frontex-it

  • 24 October 2016 - 11:42
Maltë: Personat në aeroplanin e rrëzuar nuk janë anëtarë të Frontex-it

Në aeroplanin që është rrëzuar herët në mëngjes pas fluturimit nga Malta, ku kanë vdekur pesë persona nuk ka pasur anëtarë të stafit të Agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex, bëhet e ditur nga kjo Agjenci nëpërmes llogarisë në Twiter.

Të pesë viktimat janë shtetas francezë ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar ushtarak nga aeroporti i Maltës ndërsa transmeton Reuters.

Zëdhënësi i agjencisë Frontex, Krzysztof Borowski ka thënë më herët se agjencia nuk kishte angazhuar ndonjë aeroplan.

(Kosova Sot)