Çifti paguhet 100 USD për çdo trafikant droge të vrarë

  • 24 October 2016 - 11:50
Çifti paguhet 100 USD për çdo trafikant droge të vrarë

Një burrë dhe një grua deklaruan se skuadra e tyre e vdekjeve është pas 800 të vrarëve në Filipine, të dyshuar si trafikantë droge. Ata drejtojnë njërin nga disa grupe për ndëshkimin e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës, të urdhëruar nga policia.

Çifti, i njohur si Ace dhe Sheila, thanë gjatë një interviste që do të transmetohet të martën, se ata marrin 100 dollarë për çdo objektiv.

Të paktën 2.730 njerëz janë vrarë nga grupe të armatosur që paguhen me para në dorë nga policia për çdo vrasje të konfirmuar. Kjo ka bërë që shumë nga viktimat të lihen në rrugë dhe të tërheqin edhe vëmendjen e medias.

Këto grupe janë kyçe në strategjinë e presidentit Rodrigo Duterte për të ndëshkuar 100 mijë përdorues dhe trafikantë droge. Çifti Ace dhe Sheila deklaruan se grupi i tyre është përgjegjës për çerekun e vrasjeve nga skuadrat private të vdekjes. Një pjesë tjetër e ekzekutimeve janë bërë nga vetë policia.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image