Radiçova: Sllovakia do ta njoh Kosovën nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh

  • 24 October 2016 - 12:20
Radiçova: Sllovakia do ta njoh Kosovën nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh

Ish kryeminstrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, i tha Rel se njohja e pavarësisë së Kosovës, nga vendi i saj, varet nga përfundimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të presim përfundimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse arrijnë një marrëveshje – Sllovakia do ta pranojë atë”, tha Radiçova.

Ajo tha se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Duhet të ndihmojmë në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e infrastrukturës ekonomike. Në të kundërtën, qytetarët e këtyre vendeve do të jenë çdo ditë e më të pakënaqur”, tha Radiçova.

Ajo gjithashtu tha se “entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit me BE-në po bie për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përdtishme”.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur prej vitit 2008.

(Kosova Sot)