Haradinaj uron shefin e ri të Zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë

  • 24 October 2016 - 13:29
Haradinaj uron shefin e ri të Zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë

Lideri i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka theksuar se ka uruar sot shefin e ri të Zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, me të cilin ka diskutuar edhe rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë.

Ky është postim i plotë:

Sot kam pritur në takim njoftues shefin e ri të zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduam për sfidat aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre.

Duke e uruar z. Louis Servais për detyrën e re në krye të zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, vlerësova lart mbështetjen e deritashme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha, si dhe domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimeve evro-atlantike.

RH

(Kosova Sot)