Itali, kapen me kokainë dy të rinj shqiptarë (Foto)

  • 24 October 2016 - 15:20
Itali, kapen me kokainë dy të rinj shqiptarë (Foto)

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge.

Në pranga ranë Kristal Malaj, 23 vjeç dhe Elzen Aliaj, 26 vjeç.

Agjentët e policisë së Raguzës gjetën në makinën e dy të rinjve disa gramë kokainë dhe disa kartmonedha 20 euroshe.

Më pas policia gjeti mjete për paketimin dhe peshimin e drogës në shtëpinë e dy emigrantëve shqiptarë.

(Kosova Sot)

ImageImage