Korrupsioni dhe papunësia, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova

  • 24 October 2016 - 15:59
Korrupsioni dhe papunësia, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova

Dy problemet më madhe në Kosovë janë korrpusioni dhe papunësia.

Kështu janë përgjigjur qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve në një anketë të realizuar nga UNDP-ja.

Në këtë anketë janë analizuar të dhënat e mbledhura përmes një studimi të përgjithshëm të popullsisë me 1300 të intervistuar dhe 500 intervista të synuara me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës nga të gjitha nivelet menaxhuese.

Rezultatet e hulumtimit të opinionit me qytetarët tregojnë se korrupsioni vazhdon të renditet si një nga problemet më të rëndësishme me të cilin ballafaqohet Kosova, ku 18% e qytetarëve të intervistuar janë të mendimit se korrupsioni është problemi më i rëndësishëm në Kosovës, duke u renditur vetëm pas ësisë si çështje më problematike në Kosovë nga 39% e të anketuarve.

Sipas shumicës së të anketuarve (58%), niveli i korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë 12 muajve të fundit. Nga ana tjetër,31% e tyre besojnë se korrupsioni është rritur, në krahasim me 12% që mendojnë se niveli i korrupsionit është ulur.

“Në kuptim të perceptimit të korrupsionit në mesin e punonjësve të sektorit publik, shumica e zyrtarëve në të dy nivelet e qeverisjes janë të mendimit se shërbimi civil i Kosovës është i mbushur me “nepotizëm, favorizime dhe patronazh”, “ushtrim të ndikimit” dhe “përvetësim (duke përfshirë edhe vjedhje të kohës – duke mos i punuar orët e nevojshme), vjedhje dhe mashtrime”.

“Nëpunësit publik që punojnë në institucionete nivelit komunal janë më të prirë të besojnë se “ryshfeti” ekziston në të gjithë shërbimin civil në Kosovë

(80.8%), në krahasim me zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror (66.3 %). Lidhur me çështjen embizotërimit të përgjithshëm të korrupsionit në shërbimin civil në Kosovë, vlerësimi mesatar për zyrtarët e nivelit komunal ishte 3,11 dhe vlerësimi mesatar për zyrtarët e nivelit të institucioneve qendrore ishte 3,08, I renditur në një shkallë nga 1 në 5, ku 1 ishte “jo i përhapur” dhe 5 ishte “shumë i përhapur”.

“Pavarësisht nivelit të lartë të perceptimit të korrupsionit, ende vetëm 28.2% nga zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror dhe 18.3% të zyrtarëve nga institucionet e nivelit komunal treguan se kanë raportuar korrupsionin kur ata kanë qenë dëshmitarë”, theksohet në këtë hulumtim

(Kosova Sot)