Orban: BE është bërë si Bashkimi Sovjetik

  • 24 October 2016 - 16:05
 Orban: BE është bërë si Bashkimi Sovjetik

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në përvjetorin e kryengritjes antikomuniste në vend, më 1956 ka deklaruar se shteti hungarez duhet t’i kundërvihet asaj që ai e quajti “sovjetizmi i Evropës”.

Orban njihet ndryshe edhe si kritik i politikave të BE-së. Ai ka thënë se është kundër pranimit të emigrantëve në Evropë, të cilët vijnë nga Lindjet e Mesme dhe nga vendet e tjera, që nuk janë pjesë e Evropës.   “Ne nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, blloku evropian të transformohet në një perandori të kohëve moderne. Ne i nuk duam ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ në vend të aleancës së vendeve të lira. Duhet ta shpëtojmë Brukselin nga sovjetizimi, nga njerëz që duan të na tregojnë sesi të jetojmë në vendet tona”, kam thënë kreu i qeverisë hungareze, shkruan FT.

Kur tha këto fjalë, Orban është mbështetur nga një pjesë e mirë e turmës, ndërsa ka pasur edhe disa kundërshtime të opozitës. Ashtu sikundër disa shtete të Evropës Lindore, edhe Hungaria i është kundërvënë politikës së BE-së, për pranimin e një numri të caktuar emigrantësh.

(Kosova Sot)