Shefqet Krasniqi: Më mirë të të vdesë vajza, se të martohet me një të krishterë! (Video)

  • 24 October 2016 - 16:22
Shefqet Krasniqi: Më mirë të të vdesë vajza, se të martohet me një të krishterë! (Video)

Jo rrallë disa klerikë myslimanë janë bërë temë e kronikave për shkak të deklaratave të tyre gati-gati të pabesueshme.

 
I fundit një imam mysliman shqiptar, Shefqet Krasniqi, ka shokuar me deklaratën e tij. I pyetur nëse ka problem që një myslimane të martohet me një të krishterë, ai thotë se më mirë do të ishte që vajza të vdiste.
 
“Ma mirë me të vdekë çika se me shku me të krishterë me u martu”, ka thënë Shefqet Krasniqi, teksa i përgjigjet një prindi që e pyet se si të sillet tashmë që vajza i është martuar me një të krishterë.
 
“Punë e randë është kjo”, shton më tej hoxha në këtë video duke e detyruar prindin:
 
“Mundohu vajzës me i bo presion me thënë, me u pajtu me neve është vetëm një rrugë dhe ajo është që ai burri të bëhet mysliman. Në u bë mysliman ne ta bëjmë hallall. Nuk u bë ai mysliman mbetet me fshi durt”

(Kosova Sot)