Nikolic i quan turpëruese kërkesat e BE'së në lidhje me Kosovën

  • 24 October 2016 - 17:30
Nikolic i quan turpëruese kërkesat e BE'së në lidhje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, e ka akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë Serbisë kushte turpëruese për t’u bërë anëtare e bllokut.

Nikolic ka thënë sot se Serbia do t'i miratojë vlerat dhe principet themelore të BE-së, më gjithë krizën në të cilën ndodhet blloku 28-anëtarësh, raporton AP.

Nikolic nuk e ka specifikuar se cilat kushte në veçanti i sheh si turpëruese, por mund t’u jetë referuar kërkesave të disa anëtarëve të BE-së, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Serbia, aleat tradicional i Rusisë, dëshiron t’i bashkohet BE-së, por ndodhet nën presion të madh nga Kremlini që ta rikonsiderojë këtë gjë.

(Kosova Sot)